24 shprehi vetë shkatërrimtare të njerëzve të pakënaqur kronik…

Motivues

Një prej vështirësive më të mëdha që do të përballemi më së shumti në jetë është kërkimi i lumturisë, një kërkim për të gjetur gëzim dhe kënaqësi në jetën që jetojmë. Megjithatë, vetëm 33% të amerikanëve që kanë raportuar në Harris Poll 2017 se ata ndihen të lumtur, duket se ne kemi ca punë për të bërë!

Derisa shumica prej nesh përjetojmë të dyja kohën e lumturisë ekstreme dhe kohën e sprovës, të gjithë ne të paktën njohim një person i cili ecën nëpër jetë sikur mbi kokën e tij qëndron një re e zezë përgjithmonë. Edhe përballë arsyeve për të festuar, ata disi e kthejnë atë për të gjetur anën e errët të situatës.

Ndërsa ata shpesh e luajnë viktimën, duke besuar se ata janë goditur nga një dorë e tmerrshme në këtë jetë, e vërteta është se ata mund të jenë përgjegjës për energjinë e tyre toksike.
  1. ATA VËRTET BESOJNË SE JETA ËSHTË E VËSHTIRË

A keni dëgjuar ndonjëherë për konceptin që ju mund të mendoni diçka brenda ekzistencës, një profeci vetë-përmbushëse? Ata që janë kronikisht të pakënaqur besojnë me të vërtetë thellë se jeta është një betejë e vazhdueshme, e cila nuk mund të fitohet kurrë. Për këtë arsye, ata janë të verbër për gjithçka që është e mirë. Në vend që të pranojnë ngritjet dhe ramjet, ata nuk shohin asgjë, përpos një vrime të pafundme të zezë.

  1. ATA GJITHMONË HIDHEN NË KONKLUDIME

Në vend që të ndajnë kohën për të shqyrtuar situatën apo për të lejuar që ajo të vazhdojë tutje, ata menjëherë supozojnë se gjithçka me të cilën ballafaqohen në thelb është e keqe, do të jetë e keqe dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë. Ky “pranim i tyre që do të përfundojë keq” kjo në jetë shkakton që ata të mos mendojnë për ndonjë shpresë apo lumturi.

  1. ATA JANË SHUMË TË SHPEJTË PËR TA HEDHUR PESHQIRIN

Do të vijnë kohë të vështira dhe ju do të sfidoheni. Por, nëse doni në jetë të vazhdoni përpara ju duhet të luftoni për të. Njerëzit kronikisht të palumtur e huqin këtë vendosmëri në jetë. E ata në vend se të përballen me sfidën ata thjesht hedhin peshqirin dhe largohen nga mundësia për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm.

4.ATA BËJNË ZGJEDHJE TË DOBËT DIABETIKE

Ushqimin që e fusni në trupin tuaj është karburanti juaj, duke ju ofruar energji për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme. Ekspertët kanë tërhequr një lidhje midis zgjedhjeve tona ushqimore dhe shëndetit tonë mendor. Ata që mbajnë një dietë të shëndetshme raportojnë më pak vështirësi në shëndetin mendor. Këta individë shpesh mbushin stomakun me “ushqime hedhurinë” përfshirë edhe ushqimet e përpunuara, ushqimet me sheqer dhe ushqimin e shpejtë.

5.ATA DUAN TË KENË KONTROLL MBI ÇDO ASPEKT TË JETËS SË TYRE

Edhe pse ka aspekte të caktuara të jetës sonë ku kemi kontroll të plotë, siç është mënyra se si zgjedhim të përgjigjemi në sprovat dhe sfidat e jetës, por bota është një gjë e çrregullt dhe e paparashikueshme. Nëse e shpenzojmë gjithë energjinë tonë duke u përpjekur për të kontrolluar çdo aspekt të saj, ne do të mbesim pa asgjë përpos brengës. Ky është shkatërrim i të mjerëve. Në vend që të gëzojnë udhëtimin, ata vazhdimisht janë të shqetësuar për të panjohurën dhe të pakontrollueshmen.

6.ATA BËJNË GJITHÇKA PËR VETE NË KËTË JETË

A keni takuar ndonjëherë ndonjë person i cili në një farë mënyre mund ta shfrytëzojë ndonjë situatë dhe ta rrotullojë në atë mënyrë që ajo të jetë në favor të tij, edhe nëse kjo nuk mund të jetë e ndihmuar nga e vërteta? Personat kronikisht të pakënaqur vazhdimisht e ushqejnë dramën dhe dhimbje e jetës duke u future në çdo situate si viktimë.

7.ATA E SHOHIN LUMTURINË SI DESTINACION NË KRAHASIM ME PJESËN E UDHËTIMIT

Ka aq shumë që ne mund të gëzojmë dhe të përjetojmë në jetën tonë të përditshme, me gjitha pjesët e këtij udhëtimi emocionues që ne e quajmë jetë. Por, personat kronikisht të pakënaqur, nuk e shohin këtë. Në vend të kësaj, ata e shohin lumturinë si diçka që është gjithmonë vetëm jashtë mundësive të tyre, diçka e paarritshme.

8.ATA JANË TË SHPEJTË NË FAJËSIMIN E GJITHË TË TJERËVE DHE GJITHÇKA RRETH TYRE

Askush nuk është i përsosur, të gjithë ne vazhdojmë të bëjmë gabime në jetë. Megjithatë, kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, kjo është një mundësi e madhe për t’u rritur dhe zhvilluar. Duke mohuar këtë shans për rritje, njerëzit kronikë të pakënaqur refuzojnë të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre. Në vend të kësaj, ata menjëherë tregojnë gishtin tek dikush ose diçka tjetër.

9.ATA VAZHDIMISHT JANË TË BRENGOSUR RRETH PARAVE DHE FINANCAVE

Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të jeni të vetëdijshëm për gjendjen tuaj financiare dhe të punoni drejt përmirësimit aty ku është e mundur. Megjithatë, do të ketë raste në jetë ku thjesht duhet të tërhiqeni dhe të vlerësoni se ku jeni në jetë dhe paratë që keni në dispozicion për vete. Njerëzit e pakënaqur kronik nuk e shohin këtë, shqetësohen për paratë edhe kur gjithçka është në vijë në mënyrën më të mirë të mundshme në jetën e tyre. Ata kurrë nuk janë të kënaqur.

10.ATA RREGULLISHT ANGAZHOHEN NË THASHETHEME DHE ANKESA

Sa herë që ata e hapin gojën, krejt çka del jasht është negativitet dhe frustrim. Ata shkaktojnë shqetësim dhe lëndojnë të tjerët me shpërndarjen konstante të thashethemeve dhe me ankesa për çdo gjë rreth tyre. Ky negativitet ka gjasë që të na kthehet dhe të na mposhtë për një kohë të gjatë. Për më tepër, si rregull i përhapjes së thashethemeve, ata duhet të përqendrojnë vëmendjen e tyre në radhë të parë në negativitet. Pse përkrahet një energji e tillë toksike?

11.ATA E LËNË PAS MUNDËSINË PËR RRITJE DHE ZBULIM

Çdo situatë me të cilën përballemi në jetë na ofron një mundësi për t’u rritur, ndryshuar dhe zhvilluar. Kjo rritje na lejon të zbulojmë gjëra të reja rreth vetes, si dhe gjëra të reja që gëzojmë në jetë, gjëra që na sjellin kënaqësi dhe lumturi. Megjithatë, ata që janë kronikë të pakënaqur stagnojnë në jetën e tyre, duke iu shmangur mundësive dhe përvojave të reja. Ata e mbyllin derën për gjëra që mund t’iu sjellin lumturi.

12.ATA MBAJNË INATË DUKE REFUZUAR TË HEQIN DORË NGA DHIMBJA E TYRE

Kur dikush bën diçka për t’ju lënduar ose për t’ju mërzitur, definitivisht sjell negativitet në botë, megjithatë, me kalimin e kohës që falë dhe me aftësinë për të shikuar përpara, do t’ju lejojë të kaloni këto momente dhe të gjeni lumturinë edhe një herë. Njerëzit kronikë të pakënaqur refuzojnë të praktikojnë faljen, duke mbajtur një iatë dhe, duke vepruar në këtë mënyrë ata e ruajnë energjinë toksike që është future në jetën e tyre.

13.ATA U FUSIN NËN QILIM ÇËSHTJET E MËDHA NË VEND SE TË MERREN ME TO

Do të ketë çështje serioze që lindin në jetën tuaj që kërkojnë vëmendjen tuaj. Çelësi për zgjidhjen dhe lëvizjen e shpejtë të tyre është identifikimi dhe trajtimi i tyre sa më i shpejtë që është e mundur. Në fund të fundit, sistemimi i tyre për një kohë të gjatë do t’u japë  atyre mundësinë për të shtypur dhe për të ndikuar më keq jetën tuaj. Në vend që të përballet me sfidën e mundshme të adresimit të këtyre situatave, njerëzit kronikë të pakënaqur përqafojnë idenë e fshehjes së tyre nga bota. Megjithatë, të fshihen nga sytë nuk do të thotë nga mendja, dhe ata kurrë nuk janë të lirë nga negativiteti.

  1. ATA JANË VAZHDIMISHT TË FOKUSUAR NË NEGATIVITETIN E JETËS SË TYRE

Gjatë gjithë jetës sonë, të gjithë ne do të përjetojmë ngritje të larta dhe rënie që na e thyejnë zemrën, arritje madhore dhe sfida të rëndësishme. Është zgjedhja juaj në atë që do të përqendroheni më shumë, por ky përqendrim mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen tuaj mendore. Pasi mund të zgjedhin të përqendrohen në arsyet për të qenë të lumtur, duke sjellë gëzim në jetën e tyre. Këta individë të pakënaqur kronik, megjithatë, zgjedhin të përqendrohen në dhimbje, lëndim dhe përkeqësim. Duke vepruar kështu, ata thithin negativitet në jetën e tyre.

15.ATA KANË PIKËPAMJE PESIMISTE PËR TË ARDHMEN

Nëse ka një gjë që është dëshmuar se i preokupon njerëzit gjatë sfidave më të mëdha të jetës, është aftësia për t’u përqendruar në shpresën për të ardhmen. Edhe pse ka disa gjëra për të ardhmen që mund të parashikojmë ose presim, shumica e asaj që do të vijë është e panjohur. Njerëzit të pakënaqur kronikë shohin dhe besojnë se e ardhmja nuk do t’ju sjellë asgjë, përveç dënimit, errësirës dhe luftës. Kjo i pengon ata të gjejnë shpresë që e ardhmja mund t’ju sjellë.

16.ATA JANË PËRTAC, DËSHTOJNË TË ANGAZHOHEN NË AKTIVITETE FIZIKE

Ekziston një lidhje e mirënjohur që ekziston midis aktivitetit të rregullt fizik dhe përmirësimit të shëndetit mendor. Kjo është për shkak të hormoneve që lirohen kur jemi aktivë, të cilat shkaktojnë kënaqësi dhe shpërblejnë qendrat trunore. Të gjithë ata që janë të pakënaqur shpesh janë ‘përtac’ për t’u marrë me aktivitete fizike, më me ëndej e kalojnë kohën  e tyre pranë Tv-s dhe kompjuterit.

  1. ATA PËRPIQEN TI NGRITIN BARRIERAT DHE T’JU MOS BESOJNË TË PANJOHURVE

Për shkak të paaftësisë së tyre për t’i besuar të tjerëve, ata secilin  që takojnë e mbajnë në distance, duke ndërtuar mure dhe barriera për t’i mbajtur të gjithë të tjerët jashtë. Për fat të keq, kjo i pengon ata të krijojnë lidhje dhe marrëdhënie kuptimplote. Ne jemi të lidhur për të kërkuar lidhje njerëzore dhe mungesa e kësaj (në dorën e tyre) i vret këta individë një mundësi kyçe për të gjetur lumturinë. Ne lidhemi për të krijuar marrëdhënie dhe abstenimi nga kjo (me dorën e vet) ata e vrasin mundësinë kyçe për të gjetur lumturinë.

  1. ATA VËMENDJE TË MADHE I KUSHTOJNË ASAJ SE ÇFARË TË TJERËT MENDOJNË PËR TA

Në vend se të mësojnë të duan veten dhe të lejojnë që vetë respekti dhe vlerësimi të drejtojnë jetën e tyre, njerëzit të pakënaqur kronik janë në kërkim të miratimit të të tjerëve. Ata lejojnë që vetëvlerësimi të krijohet në bazë të mendimeve të të tjerëve të cilat nuk janë gjithmonë pozitive. Në fund të fundit, ju nuk mund të jeni ‘person i duhur’ për secilin! Duke mos e kuptuar se lumturia vjen nga brenda, ata gjejnë se kjo është jashtë dhe e paarritshme.

19.ATA NUK ARRIJNË TË PËRCAKTOJNË QËLLIMET DHE ËNDRRAT PËR JETËN E TYRE

Është fokusi dhe vendosmëria jonë ajo që na shtynë në jetë të shkojmë në vende që na ndihmojnë në sfidat me të mëdha të kësaj bote. Pa atë dritë në fund të tunelit, njeriu mbetet vetëm në errësirë, pa orientim apo shpresë për të ardhmen. Jo vetëm që përmirëson shanset e suksesit për të vendosur një qëllim të qëndrueshëm, por gjithashtu punon për t’ju tërhequr nëpër beteja.

20.ATA VAZHDIMISHT JANË NË KRAHASIM TË VETVETES ME TË GJITHË RRETH TYRE

Krahasimi është një nga vrasësit më të mëdhenj të lumturisë dhe gëzimit në jetën tonë. Pse? Gjithmonë do të jetë dikush që duket të jetë më i lumtur, më i kënaqur me jetën e tij dhe më i suksesshëm se ne, pavarësisht se sa mirë po bëjmë. Kjo çon në asgjë, përveç dyshimit të vetvetes dhe vetë-degradimit, duke e penguar dukshëm aftësinë e një personi për të qenë i lumtur me veten dhe jetën e tij.

21.ATA RREGULLISHT TREGOJNË EGOIZËM EKSTREM

Është thënë se sekret i lumturisë është në aftësinë për të sjellë lumturi tek të tjerët, por ky është një koncept që është tërësisht i huaj për njerëzit kronikë të pakënaqur që jetojnë mes nesh. Në vend të kësaj, ata kalojnë gjithë kohën e tyre duke u përqendruar tek ‘unë, unë dhe unë’, duke lënë pas dore gëzimin që mund ta gjejnë përmes lidhjes me të tjerët.

22.ATA RREGULLISHT I EKZAGJEROJNË DHE I HEDHIN GJËRAT JASHTË PËRQINDJES

Ju do të përballeni me vështirësitë dhe sfidat në jetë, kjo është e pashmangshme. Kur t’ju vijnë këto kohëra, juve ju takon dhe vetëm juve që të përcaktoni se si do të reagoni. Njerëzit të pakënaqur kronik nuk e vënë jetën e tyre në perspektivë, duke lejuar që edhe pengesa më e vogël të hedhë në erë në përpjekjet për një betejë të madhe të ndryshimit të jetës. Ata i bëjnë malet prej një pirg dheu, duke e bërë jetën e tyre edhe më të vështirë sesa që është.

23.ATA PËRPIQEN TË MBUSHIN BOSHLLËKUN NË JETËN E TYRE ME GJERA MATERIALE

Njerëzit të pakënaqur kronikë shpesh bien për shkak të keqkuptimit se lumturia mund të blihet me shtëpi të madhe, automobil të ri ose pajisje të reja. Ata punojnë dhe shpenzojnë jetën e tyre në ndjekje të parave dhe gjerave material. Kur blerja e tyre e fundit nuk arrijnë të sjellë lumturinë që ata kërkojnë, ata fokusojnë sytë në blerjen pasuese. Gjatë gjithë kësaj, ata nuk arrijnë të shohin momente lumturie dhe gëzimi për momentin.

24.ATA NUK ARRIJNË TË GJEJNË DHE TË SHPREHIN MIRËNJOHJE

Kjo është një frazë që dëgjojmë nga shumë gra dhe trajner të vetë ndihmesës – rëndësia e zhvillimit të një ‘qëndrimi mirënjohës’. Koncepti është se nëse mund të kthehemi dhe të shohim gjithçka që duhet të jemi mirënjohës për këtë botë, atëherë mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në të gjitha arsyet e lumturisë dhe gëzimit në jetën tonë siç ekzistojnë sot. Të verbër për këtë, njerëzit të pakënaqur kronik gjejnë arsye për t’u mërzitur ose për të humbur.\unikportal\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *