DITË ZIE PËR BASKETBOLLIN SHQIPTAR, NDËRRON JETË ISH-BASKETBOLLISTI I NJOHUR I KOMBËTARES ARBEN FAGU

Ditë zie për basketbollin shqiptar, Ndërron jetë ish-basketbollisti i njohur i kombëtares Arben Fagu

Ditë zie për basketbollin shqiptar.

Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare Arben Fagu, ish-basketbollisti i njohur i kombëtares dhe i Partizanit.

Pasi la aktivitetin e luajtur, jetën ia kushtoi trajningut deri momentet e fundit kur drejtonte ekipin e meshkujve te Partizanit.

Fagu ka qenë ish-basketbollist i Partizanit, më pas trajner i kombëtares së Shqipërisë, si dhe trajner te Partizani, Dinamo, Studenti, Teuta dhe në fund edhe tek skuadra e Universitetit Amerikan të Tiranës.

Fagu është propozuar edhe si kryetar për Federatën Shqiptare të Basketbollit.

Arben Fagu është pinjoll i familljes se madhe Fagu, i biri i Besim Fagut një nga themeluesit e Klubit Partizani dhe vëllai i legjendës së koshit Agim Fagu./oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *