Ahmetaj: Do t’i korrigjojmë problemet e votuesve nga diaspora

Foto: Arkiv

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se do t’i zgjidhin të gjitha problemet e votuesve jashtë Kosovës, që atyre u janë paraqitur në procesin e regjistrimit dhe verifikimit.

Ahmetaj ka theksuar se do të përgatisin një raport dhe do ta sjellin atë në KQZ.

“Edhe unë kam familjarë që s’janë në listën e votuesve dhe gjithë ne kemi marrë shqetësime nga të gjitha anët. Megjithë këto shqetësime, ne do të mundohemi t’i korrigjojmë këto çështje teknike dhe do të përgatisim një raport dhe ta sjellim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, ka thënë Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ai ka pohuar që kanë proceduar më shumë se 170 mijë aplikacione të votuesve

“I kemi proceduar më shumë se 170 mijë aplikacione të votuesve, por ne jemi bazuar në të dhënat që i kanë shënuar. Mund të ketë lëshime rrugës, por i kemi pasë katër procese deri te verifikimi. Kemi printuar rreth 1 milion fleta për gjithë këta votues. Hapi i dytë ka qenë regjistrimi dhe pastaj verifikimi. Kështu që, do t’i rishikojmë dhe aty ku mund të korrigjojmë në bazë të ligjit”, tha ai.

Votimi nga diaspora ka filluar ditën e djeshme, 2 shkurt. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *