AKR i uron fitoren Vetëvendosjes, thotë se nuk do i bllokojnë institucionet

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli thotë se AKR do të vazhdojë të mbetet parti konstruktive në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Murseli ka thënë se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, është shprehur Murseli.

“Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim!”.

Çështje e diskutueshme është nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta zgjedh Presidentin e ri të vendit, apo do t’i duhet ndihma e ndonjë partie tjetër./gazetaexpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *