Alarmon ministri britanik: Ka mbi 4.000 variante të koronavirusit

Ministri britanik i vendosjes së vaksinave kundër Covidit-19, Nadhim Zahawi ka thënë se ka mbi 4.000 variacione të koronavirusit në të gjithë botën dhe kjo ka bërë që shkencëtarët në “AstraZeneca” dhe “Pfizer” të përpiqen të përmirësojnë vaksinat e tyre, transmeton Indeksonline.

Mutatet, të cilat duket se po përhapen shpejt përfshijnë të ashtuquajturat variante britanike, afrikano-jugore dhe braziliane. 

Zahawi i tha Reutersit se është shumë e vështirë që vaksina aktuale të mos jetë efektive në variantet e reja të këtij virusi.

Ai gjithashtu tha që të gjithë prodhuesit e vaksinave, përfshirë “Modernan”, “Pfizer”-“BioNtech”-un dhe “Oxford-AstraZeneca” po përmirësojnë vaksinën për t’u siguruar që ata janë të gatshëm kundër çdo varianti të ri, raporton

Deri tani, Covidi-19 ka mbytur rreth 2.26 milionë njerëz në gjithë botën që nga shfaqja e tij e parë në Kinë në dhjetor 2019. Vetëm disa nga mijëra mutacione ka të ngjarë të jenë të rëndësishme./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *