SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Ancelotti lavdëron Gironan, jep vlerësimin për fitoren e tyre ndaj Barcelonës

Carlo Ancelotti ka lavdëruar Gironan për formën e tyre të jashtëzakonshme, duke udhëhequr në La Liga pas 16 xhirosh dhe për fitoren e fundit 2:4 ndaj Barcelonës.

Italiani u shpreh i impresionuar me personalitetin e Gironas, për të “luftuar” me kundërshtarët e tyre, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti u pyet sot për ndeshjen e mbrëmshme, në paraqitjen e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes së Real Madridit ndaj Union Berlinit në Ligën e Kampionëve,

Në veçanti, ai u pyet nëse ishte i befasuar me mbrojtjen e Barcelonës, duke pësuar katër gola në shtëpi në La Liga për herë të parë në pesë sezonet e fundit.

“Mund të flas si tifoz, Barca-Girona ishte një ndeshje shumë argëtuese. Girona ishin më të mirë, pati më shumë sukses. Dhe duhet të ndalem me kaq, nuk mund të kritikoj apo të bëj fjalime për skuadrat e tjera, për sa i përket një taktike apo analize. Më pëlqeu ndeshja, ishte argëtuese. Aftësia e Girona për të qenë në këtë nivel me kaq shumë personalitet dhe karakter është befasuese”, deklaroi Ancelotti.

Kujtojmë se Real Madridi është i dyti në tabelë me 39 pikë të grumbulluara, dy më pak se Girona. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version