Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e armatosur te Bill Clintoni në Prishtinë

Policia njofton për arrestimin e një personi të dyshuar për grabitjen e armatosur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 8 shkurt, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR/Rr. Bill Klinton, Prishtinë 08.02.2021 – 12:45. Me 17.02.2021 lidhur me rastin njësiti policor ka arritur të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje në filialin e institucionit mikro financiar. Te i dyshuari është konfiskuar një revole Zoraki katër fishekë dhe disa rroba që dyshohet se janë përdorë gjatë grabitjeve. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.\gazetaexpress\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *