SKENARI

Sjellim lajmet e fundit nga Kosova në kohë reale

Arsim Abazi merr zyrtarisht drejtimin e Ferizajt

FC Ferizaj njoftuar zyrtarisht për emërimin e Arsim Abazit në pozitën e trajnerit.

Abazi mori drejtimin e ferizajasve pas largimit të Ismet Munishit, teksa nga tani e tutje ai do të jetë edhe zyrtarisht trajner i skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Klubi nga Ferizaj shkroi se puna e mirë e Abazit, i cili mori pesë fitore nga pesë ndeshje në Grupin B të Ligës së Parë, iu shpërblye me këtë vendim.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj (pa ndërhyrje):

“𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐥𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐚 𝟓 𝐱 𝟓, 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦 𝐀𝐛𝐚𝐳𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐛𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se edhe zyrtarisht trajner i skuadrës për edicionin në vazhdim të garave kampionale 2023/2024 është emëruar Arsim Abazi.

Abazi e ka udhëhequr skuadrën në 5 ndeshjet e fundit kampionale, duke e arritur një sukses të madh sepse nga 5 ndeshjet e luajtura FC Ferizaj shënoi 5 fitore.

Arsim Abazi është njeri i sportit, ai ka një bagazh të madh profesional. Ai si trajner karrierën e ka filluar pikërisht në FC Ferizaj, ku pas suksesit si trajner i juniorëve, atij ju besua udhëheqja e ekipit të parë. Kulminacionin si trajner, Abazi e ka arritur si selektor i Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U17.

Ndërsa më herët ka qenë trajner i skuadrës mitrovicase Trepça 89, më pas KF Arbëria, e po ashtu në FC Ferizaj.

Tashmë trajneri ynë Arsim Abazi, e ka një karrierë shumë të pasur edhe si lojtar. Ai është ndër të paktik që kishte thyer tabutë e kohës, duku u paraqitur për skuadrën e superligës turke, FC Mallatiasport gjatë viteve 2002-2004. Ai ka të zhvilluara 5 ndeshje të garave evropiane Uefa League dhe 5 ndeshje të rretheve kualifikuese për Champions League.

Kurse para aventurës së suksesshme në Turqi, Abazi ka mbrojtur ngjyrat e FC Ferizaj (Ish-Borci), KF Prishtina, FC Vardar dhe FK Slloga Jugomangat (KF Shkupi).

Së fundmi, Arsim Abazi ishte drejtor sportiv në klubin tonë, detyrë që e ka kryer me shumë nder e përgjegjësi.

Me Arsimin në krye të shtabit teknik, me Egzon Shabanin e Isuf Berishën në rolin e asistentëve dhe trajnerin e portierëve Luan Alija, shpresojmë e besojmë që jemi të plotësuar e përgatitur për një pranverë të nxehtë.

Vazhdojmë fuqishëm drejt synimeve tona sepse qyteti i Ferizajt e meriton një përfaqësim dinjitoz”. /Gazeta Express/

https://www.facebook.com/fcferizaj1923/posts/893099082819698?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version