“Ata kanë xhipa”, Albin Kurtit i përkujtohet deklarata e tij tash që përshëndet turmën nga xhipi

Partia Socialdemokrate ia ka përkujtuar një deklaratë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vitit 2013 e ku thoshte “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare!”, shkruan Gazeta Express.

Ka qenë zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi ajo që e ka shpërndarë këtë fotografi të Kurtit.

Pjesë nga fjalimi i Kurtit në 2013:

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.\gazetaexpress\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *