Austria lëshon komunikatë për zgjedhjet, premton mbështetje të plotë për Kosovën në rrugëtimin drejt BE’së

Ministria e Jashtme e Austrisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Austria ka premtuar mbështetje të plotë duke thënë se është një partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE’së.

“Zgjedhjet demokratike në Kosovë kanë rezultuar në një mandat të fortë dhe kanë sjellur pritje dhe përgjegjësi të mëdha. Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE’së”, thuhet në komunikatë.

Kur janë numëruar mbi 99% të votave LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%./GAZETAEXPRESS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *