Avokati i Veselit, gjykatës: S’ka asnjë fije prove kundër tij

Ben Emmersoni, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur po ashtu vërejtje për materialet që po i nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë.

Emmersoni ka thënë se po detyrohen që të analizojnë shumë materiale të prokurorisë, të cilave është e vështirë t’u gjendet lidhja.

“Pse na duhet ne ta ndërtojmë çështjen e prokurorisë që të fillojmë hetimet tona”, tha avokati britanik.

Ai përmendi një material, ndërsa i tha gjykatësit Nicolas Guillou se edhe ai vetë “e di se s’ka prova”.

“Ju i nderuari gjykatës, e kuptoni nga analiza e provave që pretendimet e materialit kundër Kadri Veselit janë shumë të dobëta. Bazohet në prova që nuk ekzistojnë”, tha Emmersoni.

“S’ka asnjë fije prove kundër tij”, theksoi avokati. \indeksonline\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *