Basha uron Kurtin e Osmanin: Pres të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka uruar liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren e zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.

Ai tha se Kosova ka sfida të mëdha përpara dhe se pret të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re.

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *