Bekim Jashari: Shteti ynë pas 13-vjetësh ekzistencë ka nevojë për secilin nga ne

Kuvendi Komunal i Skënderajt ka organizuar një seancë solemne për nder të 13-vjetorit të pavarësisë.

“Jemi këtu për të kujtuar rrugën historike të popullit tonë deri te pavarësia. Populli ynë është shembulli më i mirë se nuk duhet dorëzuar asnjëherë për kërkesën e të drejtën fondamentale. Në 13-vjetorin e shtetësisë sonë kujtojmë të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë”, është shprehur Jashari.

“Kujtojmë heroizmin e familjes Jashari, luftën e shenjtë të Adem Jasharit dhe familjes së tij, masakrat në Çirez dhe Likoshan, Reçak, Krushë e Madhe, Has dhe të tjerat mbi popullin e pafajshëm liridashës”.

Jashari ka falënderuar NATO-n për përkrahjen që i tha luftës së UÇK-së më 1999.

“Falënderojmë NATO-n dhe shtetet mike që mbështeten luftën e shenjtë të UÇK-së, pavarësinë, zhvillimin dhe integrimin e shtetit tonë. Shteti ynë pas 13-vjetëve ekzistencë ka nevojë për secilin nga ne”.\indeksonline\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *