Dalin pamjet e aksidentit në Klinë, vetura shkeli burrë e grua

Një çift është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi vozitësi i një veture i ka godituar ata gjatë ditës së djeshme në Klinë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit të veturës, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda çifti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Express mëson se këmbësorët që u goditën me veturë në Klinë janë burrë e grua, ndërsa mediat lokale kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes.

Ne vendngjarje shihen qytetarët teksa po tentojnë t’ua japin ndihmën e parë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Një vozitës nga pakujdesia i ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në Emergjëncë e pastaj në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda”, tha policia.\gazetaexpress\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *