Deklarata e Kurtit, matematikani i bën llogaritjet se si mund ta arrijë Kosova Kroacinë

Opinionisti Bleron Baraliu ka thënë se për ta arritur Kroacinë me rritje ekonomike, Kosovës i duhet rritje prej 16% në vit. Kryeministri Kurti u shpreh dje se Kosova mund t’i afrohet Kroacisë nëse ka rritje çdo vit nga 10%, raporton Express.

“Sa për saktësi matematikore, nëse Kroacia rritet me 1.96% (mesatarja 1996-2020), Kosovës i duhet një rritje prej ~16% në vit që t’a arrij Kroacinë (GDP për capita) brenda 10 vitesh(4.4X rritje)”, ka shkruar Baraliu.

Matematicienti Baraliu ka shkruar poashtu se me rritje 8% të ekonomisë në Kosovë, për 10 vjet do të ngelte në 50% të Kroacisë.

“Me 8% rritje Ks për 10 vjet do të arrinte rritje 2.15x dhe ngelte në rreth 50% të Kroacisë. Plus që Kroacia, si Kosova, për shkak të kushteve njëjtë të jashtëzakonshme sivjet ka rritje po kaq sa Kosova, pra rreth 8%”, ka thënë Baraliu.

https://www.facebook.com/bleron.baraliu/posts/4437231476361620

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *