Detaje: I plagosuri në Prishtinë u godit me së paku katër plumba, kjo është gjendja e tij

Pak minuta më parë në qendër të Prishtinës, në rrugën “UÇK”  me së paku katër plumba është plagosur Rinor Graiqevci. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu kanë deklaruar për IndeksOnline mjekët e QKUK-së të cilët po merren me trajtimin e Graiqevcit.

“Gjendja është stabile për momentin. Është jashtë rrezikut për jetë, Jemi duke i pritë rezultatet e analizave. Është plagosur në shpinë  dhe ka disa plagë të armës”, ka deklaruar për Indeksonline, doktoresha Krenare Makolli.

E edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar plagosjen e këtij personi.

Sipas Policisë sot rreth  orës 21:00 janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit në këtë rrugë të Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, deklarojnë nga policia për IndeksOnline.

I plagosuri është drejtuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë shëndetësor.

Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar.

Ndërsa tani Indeksonline mëson se personi i plagosur është R.G.

Të dyshuarit besohet se kanë qenë me skuter dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës, ku si pasojë mori lëndime trupore\indeksonline\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *