Dy anesteziologë të riinfektuar me koronavirus

Dy anesteziologë janë infektuar sërish me koronavirus, ka konfirmuar drejtori i kësja Klinike, Nehat Baftiu.

Baftiu pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pohuar se dy anesteziologët po trajtohen në shtëpi.

Për këtë ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se riinfektimi ndodh për dy arsye pasi që nuk dihet sa zgjatë imunizimi apo ndryshimeve që pëson virusi.

“Po janë konfirmuar rastet e qytetarëve që janë riinfektuar, dhe është një numër jo i madh dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë dhe stabile”.

“Është e mundur për dy arsye, qoftë për shkak të ndryshimeve që mund të pësojnë viruset, por edhe ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti”.

“Ne kemi një numër më ta vogël të pacientëve të shtritë dhe kemi hapësira dhe kemi plan detal për të shtrirë pacientët që mund të kenë nevojë”.

Ndërsa ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka folur për vaksinën anti-Covid. Ai ka thënë se vaksina do të vije këtë muaj duke shtuar se Kosova ka traditë të mirë të vaksinimit, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

“Ajo çka është e mira se përgatitjet kanë filluar me kohë edhe plani i imunizimit është rifreskuar”.

“Kosova e ka një traditë të vaksinimit pasi po e lidhë me atë të gripit sezonal dhe sigurimi do të na lehtësoj imunizimin e plotë të qytetarëve. Fundi i qershorit të na gjejë në nivel tjetër të pandemisë. Vaksina do të vijë në shkurt”, tha Zemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *