Dyshimet se serbët po votojnë ka dy-tri herë, prokurorja Pula: Po presim konfirmimin për ndërhyrje

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë se për rastin në Mitrovicën e Veriut që u raportua se po lejohet që një person të votojë disa herë, po presin konfirmim për të intervenuar.

Ajo ka thënë se deri më tani kanë evidentuar dy raste të cilat kanë të bëjnë me fotografimin e votës, njërin në Prizren e tjetrin në Prishtinë.

Ndërkaq, për incidentin në Skenderaj, Pula tha se ka të bëjë me vepër tjetër penale, e jo me cenim të të drejtës së votës.

“Në bazë të koordinimit ne marrim informata. Sa i përket Skenderajt, prokurorët në bashkëpunim me policinë e kanë intervistuar personat të cilët kanë pasur përleshje. Ai nuk ka qenë vepër penale, por jo që ka të bëj me të drejtën e votimit, është tjetër vepër penale”, tha Pula.

Pula sqaroi po ashtu se komisionerët që janë brenda dhe vëzhguesit duhet të raportojnë për parregullsitë, pasi policia dhe prokuroria nuk mund hyjnë brenda në vendvotime nëse nuk raportohen parregullsitë

“As prokurori i shtetit e as policisë e Kosovës, nuk mund të hyjnë brenda. Vetëm kur na thirrin, ne mundemi me hy. Nëse ata nuk na raportojnë, siç e kanë obligim atëherë është përgjegjësia. Tani e mora këtë informacion dhe besoj se do të trajtohet me kohë”, tha Pula në RTK.

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit tha se deri më tani situata konsiderohet të jetë e mirë në këtë proces.

“Deri më tani të evidentuara i kemi vetëm dy raste. Ka pasur informata për incidente, por këto nuk mund të konsiderohen si raste pasi nuk cilësohen si vepra penale. Deri më tani situata është e mirë. Një rast ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, që është një fotografim i votës, që është ndaluar personi dhe tjetra është në Komunën e Prishtinës”, tha Pula.

Ndryshe, Sara Xhaka, komisionere në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” ka thënë se plot serbë janë duke votuar disa herë.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *