E dhimbshme: Vdes në moshë të re punëtorja e Radio Plusit

Radio Plus njofton për vdekjen e punëtores së tyre, Donika Restelica.


“Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e mediumit.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi i plotë i tyre:

Me dhimbje të thellë e kemi pranuar lajmin për vdekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë. Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim.

Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj.
Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtorët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit.\reporteri\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *