E gjeni dot se cila është aktorja ne fjalë? Arsyeja e largimit te saj : Është thjesht fakti, që nuk ka shumë role për brezin tonë

Një aktore, që vlerësimin e gjen gjithmonë në çdo rol të saj. Elvira Diamanti, që ka spikatur në filma, një tjetër sukses ka dhe si një grua në karrierë. Drejton Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku gjatë kësaj kohe vëmendja e saj është përqendruar në pjesëmarrjen e arkivit me disa filma dokumentarë në një prej festivaleve të Parisit.

Të flasësh për punën e saj si drejtuese institucioni ka shumë për të treguar, që nga vëmendja që ka me ruajtjen e filmit, për të vijuar në prezantimin e tij në evente të ndryshme, etj.

Por drejtuese në një institucion të rëndësishëm filmi, nuk e ka bërë atë që të ketë larg vëmendjes dhe profesionin e saj të aktrimit. Në filmat që ka lozur në vite ka dhuruar personazhe të bukura, ku roli i Marigosë e ndjek pas ende.

Në këtë bisedë me aktoren, ajo flet jo vetëm për punën që ka bërë me filmin ndër vite, por shpreh dhe keqardhjen që sot në kinemanë shqiptare nuk ka role për aktore të moshës së saj.

Një aktore e suksesshme, dhe në jetë një nënë e përkushtuar pas dy fëmijëve të saj. Tregon se familja mbetet gjëja më e rëndësishme në jetën e saj, dhe ndihet krenare që ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm.

Gjatë kësaj interviste aktorja Elvira Diamanti rrëfen si është sot aktiviteti i saj, si kujdeset ajo për familjen, çfarë i ka falur deri tani jeta dhe si është përballur me problemet.

Në vëmendjen tuaj këto kohë si drejtuese e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ju keni dhe pjesëmarrjen në festivalin në Paris gjatë muajit mars, të muajit mars, i cili zgjat dhjetë ditë dhe nga data 20 deri më 27 do të ketë disa projektime të filmit shqiptar.

Keni filluar punën prej kohësh për tu prezantuar në këtë aktivitet. Pse është kaq e rëndësishme pjesëmarrja në këtë festival?

Duke qenë një festival shumë i mirë i filmit dokumentar, dhe këtë vit në fokus është Shqipëria me dokumentarë nga nostalgjia dhe deri tek ai i ditëve tona, bën një pasqyrim shumë më tepër se sa një film artistik, të asaj çka kemi qenë dhe çka jemi.

Mendoj se në këtë pikë publiku dhe kritika franceze, duke u njohur me filma dokumentarë, që fillojnë që nga viti 1935 që është i pari i xhiruar nga një gjerman, dhe deri tek filmi i fundit “Pritja” i Roland Sejkos, kemi një pasqyrim të qartë të asaj çka ne jemi.

Mendoj se është shumë mirë për kinemanë dhe arkivin tonë, për fondin që ne kemi, dhe pjesëmarrja në këtë festival është një nder që na bëhet.

E veçantë është dhe fakti që do ti bëhet një premierë ndërkombëtare dokumentarit “Përjetësi” të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Është një dokumentar vetëm 7 minuta, por që flet shumë.

Prandaj është shumë e rëndësishme. Veç kësaj ky dokumentar ka një cilësi tjetër, që filmat shfaqen jo në mënyrë dixhitale, por vetëm në film 35 milimetra, cilësia duhet të jetë maksimale dhe ne po punojmë dhe po merremi me pastrimin e filmave, që duhen dërguar atje.

Jeni anëtarësuar si eni anëtarësuar si AQSHF dhe në një portal europian, ku janë dhe arkiva të tjerë. Çfarë sjell kjo për arkivin tonë?

Ne jemi anëtarësuar në portalin më të madh on line Europeana.eu, i cili është një portal që ka rreth 3500 anëtarë të tij, që kanë brenda tij gjithë trashëgimitë kulturore të arkivave të ndryshme, ku për herë të parë do të bëhemi pjesë dhe ne.

Një nga punonjësit tanë, Andi Lubonja ishte pikërisht në Londër më herët për të parë teknikisht se si mund të shfaqen në cilësi të lartë materialet që ne kemi.

Unë mendoj që në një portal kaq të madh dhe të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, ku ka mbi 40 milionë metadata të trashëgimisë kulturore europiane, është shumë mirë që dhe AQSHF tashmë është pjesë e këtij portali. Kjo jep mundësi që arkivi ynë integrohet me gjithë arkivat e tjera europiane.

Filmi juaj më i fundit ka qenë “Ada” më 2013, që nga ajo kohë deri më tani nuk ju kemi parë në kinema, megjithë dëshirën që ka publiku t’ju shikojë në filma. Pse keni munguar këto vite?

Mendoj që pas vitit 1990 kinemaja shqiptare ndryshoi krejtësisht, duke qenë se shteti shqiptar e la jashtë vëmendjes kinemanë. Nëse në kohën e diktaturës para ’90 ishte prioritet që të shfaqje njeriun që propagandonte shteti, dhe propaganda e kohës, tanimë ky shtet nuk është se kishte nevojë për këto.

Përkundrazi në këto vite tranzicioni shumë të rëndësishme për shtetin shqiptar ndoshta gaboj, por më duket se ka pak vëmendje ndaj kulturës. Duke qenë e tillë dhe duke pasur një fond të vogël kinemaja shqiptare natyrisht që do të prodhojë më pak filma.

E duke qenë se kjo kinema më gjeti në moshë të mesme, nuk është se kam pasur shumë kërkesa, por nuk ka pasur kërkesa dhe ndaj kolegeve të mia të të njëjtës moshë, të të njëjtës gjeneratë. Pra nuk do të thotë se është mungesë vëmendje, as mungesë dëshire.

Është thjesht fakti, që nuk ka shumë role për brezin tonë. Gjithmonë e kam thënë, që kinemaja shqiptare e këtyre viteve ka pasur aktorë të rinj, të cilët edhe nuk kanë spikatur, sepse që të spikatësh mirë në kinema duhet të luash disa filma.

Pra për të dalë një aktor, ku publiku ta njohë duhet të luash disa filma, ndërkohë që këtu nuk ka vazhdimësi për faktin që ka një apo dy produksione filmi në vit.

Në këto produksione për ne ka pasur shumë pak vend ose pothuajse fare, kështu që në këtë drejtim më vjen keq, sepse është një përvojë që ti do ta japësh në këtë kohë.

Dhe një rol, që do të ishte i përshtatshëm për ju në këtë kohë?

Mirë është që të luaja një rol mamanë e shqetësuar ndaj problemeve të fëmijëve, sepse unë nuk mund të luaja vajzën e re që kam luajtur dikur dhe problemet e një vajze të re.

Por ju pohova dhe e them me keqardhje, nuk ka kinema për të luajtur ne akoma role. Nëse do të kishte kinema, ku problemet sociale ne i shohim përditë, natyrisht që do të kishte vend./urbannews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *