Edhe një orë deri në përmbylljen e procesit zgjedhor

Ka mbetur edhe një orë deri në përmbyllje të procesit zgjedhor në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, këtë herë është përqindje më e lartë e votuesve në nivel vendi.

Sipas informacioneve të DnV-së, rajoni i Prishtinës dhe i Ferizajt ka përqindje më të lartë të votuesve.

Të drejtë votë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, e ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 49 mijë e 198 votues.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se deri në orën 16:00 aktualisht situata është e qetë dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore po shkon siç duhet./indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *