Enver Hoxhaj: Partitë tjera tregojnë përralla – PDK është adresa e duhur

“Me të tjerët do t’i keni punët llugë, programi i tyre është llugë, ata s’kanë ide as si qeveriset e as si udhëhiqet vendi”.

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një tubim elektoral në Suharekë.

Kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, ka thënë se partitë e tjera nuk kanë program dhe vizion se si duhet udhëhequr vendi; sipas tij, PDK është adresa e vetme për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sot jam në Therandë pa dy miqtë e mi. Thaçi dhe Veseli po përballen në mënyrë të padrejtë me Gjykatën Speciale. Kjo është dëshmia më e mirë se edhe kur përballemi me padrejtësi, PDK di të ngrihet në këmbë. Nuk e ngrisim flamurin e bardhë, por e ngrisim flamurin e UÇK-së, dhe Kosovës”.

“Në në këto zgjedhje përkundër dhimbjes që e kemi për shokët tanë që janë në Hagë, kërkoj që dhimbjen ta kthejmë në krenari duke votuar PDK-në e cila do t’i fitojë zgjedhjet më 14 shkurt”.

“E vetmja parti politike e cila do ta sjellë vaksinën në Kosovë në 30 qendra që të fillojë dhe përfundojë vaksinimi i mbi 70 për qind të popullatës, jam unë si kandidat për kryeministër”.

“Partitë tjera nuk kanë program dhe vizion, ata ju tregojnë qytetarëve përralla”.

“Me të tjerët do t’i keni punët llugë, programi i tyre është llugë, ata s’kanë ide as si qeveriset e as si udhëhiqet vendi. Një koalicion i shpresës a përfundoj në asgjë? Andaj votoni për adresën e sigurt në këto zgjedhje”.

klankosova.tv\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *