Enver Hoxhaj uron Vetëvendosjen: PDK nuk do t’jetë pjesë e qeverisë me ju

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka uruar Lëvizjes Vetëvendosje, për pozicionimin në vend të parë, si subjekti politik më i votuar në këto zgjedhje parlamentare.

Megjithatë, ndonëse të dytët në këto zgjedhje, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se PDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

”U konfirmua edhe njëherë që Republika e Kosovës është shtet i ri dhe demokraci e re. Procesi i sotëm zgjedhor tregoi që qytetarët e Kosovës kanë folur dhe vullneti i tyre politik duhet të respektohet. Rezultati i sotëm e vë Vetëvendosjen në pozitën e parë në jetën tonë politike”.

”Ndërsa për PDK-në ky është një mesazh i qartë që ne si kryesi e PDK-së e kemi pranuar si të tillë”.

”Unë dua që ta uroj Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur, por Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje”.

”Meqë ne kemi dallim të madh me orientimet tona politike, nuk bëjmë kompromis mbi atë mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron Partia Demokratike e Kosovës”.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *