Më në fund erdhi ky lajm i shumë pritur për vizat URIME

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, thotë se ky institucioni legjislativ i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, që është deputete e Grupit të të Gjelbërve në PE, në një intervistë për KOHËN, thotë se barra, megjithatë, tash më së shumti bie tek Berlini. Ajo kujton se Gjermania nga 1 korriku i këtij viti merr përsipër Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, prandaj ajo shpreson se kancelarja Angela Merkel do ta shfrytëzojë këtë rast që ta heqë regjimin e vizave për kosovarët në zonën Schengen.

“Në Parlamentin Evropian, veçanërisht ne në Grupin e të Gjelbërve, jemi të vetëdijshëm që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike të kërkuara. Prandaj, i takon Këshillit – e këtu më së shumti Berlinit – që të heqë regjimin e vizave. Kjo pa dyshim është koha e duhur për ta hequr këtë regjim vizash në kohën kur Gjermania do të drejtojë Këshillin e BE-së nga 1 korriku 2020 e tutje. Shpresoj që zonja Angela Merkel më në fund ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha von Cramon.

Deputetja gjermane, e cila ishte edhe kryesuese e Misionit mbikëqyrës të Bashkimit Evropian në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të mbajtura në Kosovë, thotë se “gjithçka mbetet në duar të Këshillit, e jo të Qeverisë së Kosovës”.

“Kosovarët bënë gjithçka që iu kërkua. Janë përmbushur të gjitha kërkesat dhe standardet, pra kosovarët i bënë detyrat e shtëpisë. Është vetëm Këshilli, qeveritë e shteteve anëtare të cilat nuk kanë dhënë dritën e gjelbër. Por ne duhet ta sqarojmë: është koha e tyre që tash të vendosin, e jo Qeveria e Kosovës”, tha Viola von Cramon, duke shtuar se “çdo ditë që kalon pa një vendim për liberalizim, është sinjal i gabuar”./epokaere/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *