Eskalon Ganja, e quan psikopat Albin Kurtin: Në Drenicë duhet të tuten vetëm kriminelët!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka eskaluar me gjuhën e saj ndaj liderit të Lëvizjes Vetëveodnsoje, Albin Kurti.

Duke folur për vizitën e djeshme në Skenderaj, Musliu i është referuar Kurtit me fjalën “piskopat”.

“Albin mos u tut me ardhë në Drenicë. Në Drenicë duhet të tuten vetëm kriminelët e Serbisë”, ka shkruar ajo.

Më poshtë, statusi i plotë:

Albin Kurti nuk kursen asnjë mjet për të arritur në pushtet. Sjellja e tij në Skenderaj është vetëm fillimi, sepse ky psikopat nuk kursen as jetën e njeriut për spektaklet e tij politike.

Albin, po të mungojnë vetëm edhe martirët t’u elektoralë.

Albin sjelljet tuaja tregojnë se të ka kapë paniku nga sovrani.

PDK-ja nuk ka mbjellë urrejtje ndaj asnjë partie politike në Drenicë. PDK-ja ka arritur të mbajë në anën e saj votuesin e Drenicës. Nuk është e vërtetë që LDK-ja është rezervuar nga fushatat në Skenderaj, por është tërhequr fare kur e ka kuptuar se nuk ka votues. Njësoj qëndron puna edhe me VV-në. Albini e shfrytëzon dështimin e tij në Skenderaj për spektakël, por rezultatin do ta këtë debakël.

Albini e di se Drenica as nuk blihet as nuk shantazhohet. Albini ofendoi Drenicën, por meqenëse Drenica është Drenicë, Albinit do t‘i hakmerret në mëmyrë demokratike, më 14.2.2021.

Kush hyn në Drenicë me njësi speciale, mund të synojë gjithçka, por kurrë jo fitimin e besimit të drenicasëve.

Albin mos u tut me ardhë në Drenicë! Në Drenicë duhet të tuten vetëm kriminelët e Serbisë.

Ti nëse e konsideron veten shqiptar s‘ke nevojë me u tutë nga drenicasit.  Ankthi që ti duhet ta kesh nga kjo trevë është një JO e madhe, më 14 shkurt 2021. Kjo JO është shigjeta e vetme që do të t‘godasë ty more qurravec i Facebookut./indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *