Fifi s’pyet për virusin, i mbushet lokali ‘full’ njerëz në Ditën e Pavarësisë

Tash e një vit janë ndaluar tubimet si pasojë e shpërndarjes së virusit.

Edhe pse në fillim të pandemisë i janë përmbajtur këtyre sugjerimeve, kohëve të fundit askush nuk po pyet për to, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar manifestime të shumta, teksa shihet grumbulli i njerëzve duke mos mbajtur distancë, as nuk kanë vendosur maska.

Edhe Fifi me anë të një publikimi në llogarinë e saj në Instagram tregoi se si e ka ‘kall’ ndejën me shumë persona në një vend.

“Ma e lumtura ne bote  FALEMINDERIT FERIZAJI JEM” shkroi ajo në mbishkrimin e videos./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *