Gecaj e quan paftyrësi të skajshme deklaratën e Osmanit se u ndikua nga LDK për qëndrimet rreth Kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka reaguar Vjosa Osmanit pas një intervistë që kjo e fundit ka dhënë dje në “Rubikon”, ku ka thënë se për qëndrimet e saj për Kurtin ishte ndikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gecaj një deklaratë të tillë po e sheh si hipokrizi e paftyrësi të skajshme të Vjosa Osmanit.

Ai madje thotë se një gjë e tillë tregon për mungesë të inteligjencës së vetë Osmanit.

“Çfarë hipokrizie e pafytyrësie e skajshme! Aghhhh ….

… ndikimi i tillë tregon edhe mungesë intelegjence të ushtrueses.

“S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”, paska thënë mbrëmë ushtruesja!”, ka shkruar Gecaj./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *