Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, trupi i personit ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së

 Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë se në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të paidentifikuar – panjohur, e që ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së.

 Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarjes, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe  punëtor i vorrezave të qytetit  dhe  njofton se derisa po hapte një varr ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.

  Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është vorrosur aty.

Në vendngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ajo rajonale dhe pritet së shpejti të dalë edhe Njësia qendrore e hetimit të krimeve të luftës.\indeksonline\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *