Gjinovci flet për raportet Kurti-Konjufca, tregon a ka konflikt mes tyre

Aktivisti Rron Gjinovci ka folur rreth raportit në mes të Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës. Thotë se nuk di për konflikt të mundshëm mes tyre.

“Unë nuk kam asnjë informacion të besueshëm që mes Kurtit dhe Konjufcës ka ndonjë konflikt’, thotë Gjinovci në Pressing.

“Ka pohime, thashetheme nëpër qytet që po ndodh diçka por unë s’posedoj asnjë informacion me siguri”, theksoi ai.

“Sa i përket faktit që Albini bën fushatë me Vjosën është normale’, shtoi ai.

“Unë mendoj që megjithatë Glauku mbetet një figurë e rëndësishme dhe ai ka kontributet e veta që s’mundet me ja mohu askush. Dhe nëse vjen deri te një konflikt i mundshëm, ai ka mjaft bagazh si aktivit me thënë: Kadal se edhe unë kam kontribuar këtu dhe dua të flas”, shpjegoi Gjinovci.\botasot\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *