Hoti: S’e kemi pritur këtë rezultat, marr përgjegjësinë e humbjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Ai është shfaqur shumë i ftohët dhe ka thënë se do të marr përgjigjësinë për rezultatin e zgjedhjeve të sotme, transmeton Indeksonline.

“Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Sigurisht rezultatet që kemi marr, janë tjera nga ato që kemi pritur dhe që kam pritur personalisht. Pra unë para jush dëshiroj para jush të shprehem qartë që unë e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Në ditët në vijim unë do të bisedoj me organet e LDK për rezultatet të këtyre zgjedhjeve”, tha Hoti./Indeksonline/  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *