
Zgjim Hyseni i PSD-së ka kritikuar programet e partive politike. Thotë se të gjitha partitë kanë pjesë të ngjashme programore.
“Paga minimale tash është edhe në program të VV-së edhe në program të PDK’së edhe në program të LDK-së’, tha Gjinovci në T7.
“Për pagën minimale ka shumë hipokrizi”, thotë Hyseni.
“Sot nëse e shikon programin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është dividenta fare”, shtoi ai.
“Unë e kam parë një lloj politike të natalitetit te VV çka unë e gjykoj se është jashtëzakonisht e gabuar dhe problematike”, thotë Hyseni.
“Janë politika që gjithmonë shkojnë në kurriz të të drejtave të grave. Këtu është kur flitet për pagesën e lehonisë”, tha ai.