I konfiskohet arma personit që u xhirua duke shtënë

Të mërkurën Policia ia ka konfiskuar armën personit i cili u xhirua duke shtënë në fshatin Greme të Ferizajt.

Pas kësaj, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Pas pranimit të informatave për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Greme kohë më parë, ku në një video të xhiruar në telefon shihet personi duke gjuajtur me armë, hetuesit e Sektorit rajonal në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit E.G. (m/Kosovar 19 vjeç)  kanë gjetur dhe konfiskuar:

– Një armë AK-47  e kalibrit 7,62 mm

– Një karikator i zbrazët

-Një bajonetë

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.\klankosova\

klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *