Jakup Krasniqi -Prokurorit: Mos fol në emër të popullit të Kosovës ose bëhu mbrojtës i gjenocidit të Serbisë

Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj prokurorit të Speciales, i cili ka përdorur shprehjen ‘në emër të popullit të Kosovës”.

Këto janë fjalët e Krasniqit që i përcjell Periskopi:

Kur foli në emër të popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, mund të flasim ne përfaqësuesit e tij, unë 45 vjet të jetës time i kam të angazhuara për liri dhe clirim e kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992 kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminel i Serbisë nuk e ka lejuar të konstituoohet, pas luftës clirimtare kam qenë në të gjitha legjislaturat deri në legjislaturëqn e vitit 2014 përfaqësues i qytetarëve të Kosovës.

E kisha lutë prokurorin nëse ai flet në emër të dikujt, ose në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që regjimi i Serbisë e ka përdorur që nga viti 1976 të shekullit 19.

Andaj në emër të popullit tim, kombit tim dhe në emër të sakrificave të kombit tim flasim ne përfaqësuesit e kombit tim dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjecare të popullit tim dhe luftën e gfundit të popullit tim për liri baraza e shtetndërtim, për cka e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare e kemi cliruar Kosovën”, ka thënë Krasniqi./PERISKOPI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *