
Kastriot Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është përfolur për ngjashmërinë e madhe me liderin e partisë së tij, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.
Ai në emision in “Frontal”, në T7 tha se edhe qytetarët e ngatërrojnë shpesh atë me Haradinajn.
“Kohëve të fundit është bërë virale përmes mediave. Ku të shkoj më thonë dhe ndalen habiten, ka shumë raste që po i përngjajë shumë Ramushit dhe më pyesin se a ke diçka. Unë mendoj që është një përparësi për ti përngjarë liderit Ramush Haradinaj dhe është një kënaqësi dhe nder i madh”, ka thënë ai.
Ai foli edhe për momente ku Haradinaj dhe ai ngacmohen me njëri-tjetrin për ngjashmërinë.
“Patra pak ditësh ishim për fushatë dhe u vonua pak brenda unë isha jashtë. I bëra disa fotografi me qytetar dhe i thashë atij kryetar dil ti se unë i kreva fotografitë për të dy”, ka thënë Berisha. /Gazeta Express/