Kosovari bën tregti me thasë të peletit dhe petë për pica, ndalohet në kufi

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Ponoshec dje ka ndaluar një kosovar i cili po bënte tregti të ndaluar me thasë të peletit dhe petë për pica.

Sipas policisë ai kishte të ngarkuar në bagazhin e veturës “Mercedes” rreth 15 thasë pelet dhe 320 copë pet për pica për të cilin mall i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

PKK, Ponoshec 03.02.2021-14:10. Njësiti policor  ka ndaluar automjetin e tipit “Mercedes” me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur të ngarkuara rreth 15 thasë pelet dhe 320 copë pet për pica për të cilin mall i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Me rastin janë marrë edhe inspektorët e tregut, të cilët e kanë sekuestruar mallin nga i dyshuari, pas procedurave me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./indeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *