Kur do të vijnë vaksinat e COVAX në Kosovë, tregon shefi i BE’së

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në llogarin e tij në twitter,  ka thënë se është planfikuar që Kosova të marrë 100 mijë doza të vaksinave falas nga COVAX në gjysmën e parë të vitit 2021, raporton Gazeta Express.

Ai ka publikuar një raport të aleancës Gavi, derisa ka thënë se më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit 2021

“Kosova është planifikuar të marrë mbi 100,000 doza vaksinash falas në gjysmën e parë të vitit 2021 përmes #COVAX të mbështetur nga BE. Më shumë vaksina do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të vitit”, ka shkruar ai./gazetaexpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *