Kurti: Tre breza të familjes Jashari u sakrifikuan, ne e bëjmë edhe më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik

news image


U.D e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek të rënët për liri, sot në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Dyshja ishin për homazhe edhe në Prekaz. Kurti pas homazheve atje tha se 13 vjetori i pavarësisë i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.

“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton sesa i lartë është çmimi i lirisë dhe se sa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë, që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë.

Tre brezat e familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan, gjysma e tyre burra e gjysma gra dhe fëmijë, dhe duke u rikthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë institucionale. Sepse, i tillë është edhe amaneti i dëshmorëve dhe dëshirat e popullit tonë. Lavdi familjes Jashari, kryekomandantit Adem Jashari, bacës Shaban, Hamzës, të gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit tonë”, tha Kurti para mediave. \GAZETA SINJALI\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *