LDK: Fton qytetarët të votojnë edhe këto minuta të mbetura

Ardita Dushi nga Shtabi Qendror i LDK-së në një konferencë për media ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe orët e mbetura për të votuar.

“LDK falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike të treguar deri më tani në zgjedhjet e sotme parlamentare. LDK fton të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe këto dy orë për të votuar”.

Dushi ka thënë me votën e tyre të lirë qytetarët po tregojnë se Kosova është një shtet demokratik që përqafon vlerat perëndimore, aleancat euroatlantike, ku vullneti i sovranit respektohet në plotni.

Dushi ka thënë se partia e saj do të respektojë çfarëdo rezultat që vendos sovrani.

“Ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit që ta përfundojnë me sukses këtë proces demokratik për shtetin. LDK respekton vullnetin demokratik të qytetarëve për një të ardhme më të mirë për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim dhe integrim në familjen evropiane”, ka theksuar Dushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *