
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë.
UP thekson në një njoftim për media gjithashtu se në adresën e saj nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët.
“Me anë të këtij sqarimi, UP-ja ju informon që deri në pranimin e vendimeve zyrtare nga organet kompetente, do të vazhdojmë implementimin e vendimeve në fuqi”, transmeton Klan Kosova.
Parlamenti Studentor pati bërë me dije javën e shkuar se pas një ujdie të arritur me Qeverinë në detyrë janë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre në mesin e të cilave ishtge edhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit bachelor.\klankosova\