Lot dhe dhimbje! Raportohet se deri më tani 6 fëmijë në Shqipëri kanë humbur jetën nga Covid-19

Situata e koronavirusit në vendin tonë duket mjaft serioze. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët janë akoma skeptik për ekzistencën e virusit ose për rre zikshmërinë e tij dhe i neglizhojnë këshillat e ekspertëve.

Image result for jorida rustemu

Psikologia e njohur klinike, Jorida Rustemi ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku theksoi se edhe pse rrez iku ndaj virusit është i madh, njerëzit hezitojnë të mbajnë maskën.

“Për arsye të ndryshme, njerëzit e kanë të vështirë të respektojnë masat dhe gjëja shkon deri diku në variantin e paketës. Nëse toleron diçka, nëse nuk e ke zbatuar rregullin diku, vijon të mos e zbatosh atë.

Është efekt zinxhirë. Gjatë kohës së karantinës ne ishim më të bindur, u punua që të bindeshim më shumë për të zbatuar rregullat dhe njerëzit ishin më shumë bashkëpunues. Kjo, pasi situata ishte e panjohur, gjithçka ndryshonte me ditë”, tha ajo.

Më tej, Rustemi shtoi: “Aktualisht që flasim, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve e kanë kaluar Covid, po e kalojnë ose minimalisht njohin një person që e ka kaluar. Ka disa që kanë pasur disa humbje brenda familjes. Fëmijët do të jenë përcjellës të infeksionit në familje. Në fakt ne kemi pasoja, kemi 6 fëmijë që kanë humbur jetën nga Covid”.\gazetakorrekte\

Image result for koronavirus shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *