Lushtaku për vizitën e Kurtit në Skenderaj: Erdhi me forca të shumta të policisë sikur gjatë luftës, e provokoi qytetarin e Drenicës

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku thotë se Albin Kurti shkoi në Skenderaj me forca të shumta të policisë, sikur gjatë luftës.Ai shtoi se kjo dha përshtypjen se Drenica është vend që duhet të rrethohet e të vriten njerëz.

“E keni parë, edhe unë njejtë si ju. Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhë me forca të shumta të policisë, sikur gjatë luftës. Si të ishte Drenca vend që duhet të rrethohet e të vriten njerëz. Kurti nuk është dashtë të vijnë me ato forca. Shumë aktivistë të VV-së kanë ardhur këto ditë pa probleme. Kurti e provokoi qytetarin e Drenicës me forcat policore”, thotë ai në T7.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po vazhdon tubimin elektoral në Drenicë, mirëpo atje nuk u prit edhe mjaft mirë, shkruan Indeksonline.

Kurti i prit me brohoritje “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi” madje edhe u sulmua me gurë nga qytetarët atje.

Megjithatë Kurti nuk u largua pa i thënë disa fjalë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Miqve e dashamirëve që keni, farefisit të juaj…që të dilni masivisht në zgjedhje, sepse fitorja kësaj radhe nuk është veç me dalë të parët, se s’ka kush del i pari, na kena me dalë të parët”, ka thënë Kurti në tubimin e mbajtur në Skenderaj./indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *