Mbi 60 përqind pjesëmarrja e qytetarëve në komunat veriore deri në orën 15:00

Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani janë komuna me popullsi shumicë serbe që sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00, kanë dal mbi 60 përqind e qytetarëve për të votuar.

Sipas KQZ-së në Zveçan deri më tani kanë dal 60.33 përqind e votuesve.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë 6 mijë e 828, ndërkaq kanë votuar 4 mijë e 119 qytetarë.

Në komunën tjetër veriore Zubin Potok, që është po ashtu me shumicë serbe, të drejtë vote kanë 6 mijë e 321 qytetarë, kurse kanë votuar 3 mijë e 516.\klankosova’\

E në Leposaviq të drejtë vote kanë 12 mijë e 482 qyetarë, e deri në orën 15:00 kanë votuar 7 mijë e 671 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *