Mbyllet procesi i votimit në Qendrat Korrektuese të Kosovës

Si në të gjithë vendin, procesi i votimit është zhvilluar edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.

774 persona nga këto institucione thuhet se kanë votuar në këtë proces zgjedhor.

Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i votimit në këto Qendra Korrektuese, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Ka përfunduar procesi zgjedhor nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Ne këtë proces zgjedhor kanë votuar gjithsej 774 persona, procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Ndër të tjera, Gashi ai ka shtuar se përveç komisionerëve të KQZ-së, në institucione korrektuese procesi i votimit është monitoruar edhe nga Institucioni Avokati i Popullit.\express\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *