Me kan bo sehir se 36 vjet i bana, e shokt e mi ne ket mosh kan kriju familje, Une ende tu e lyp fatin e jetes!

Me kan bo sehir se 36 vjet i bana, e shokt e mi ne ket mosh kan kriju familje, Une ende tu e lyp fatin e jetes! – Pershendetje Faqja Histori te Jetes dhe Pershendetje per lexuesit ashtu. Deshta te daj historin time me juve dhe sadopak nashta mar naj ndhim prej juve sepse ndodhta dikush prej juve ka kalu te njejten situat sikur une. Une vjet per martes moti i kom bo edhe e ndij veten te gatshem mu martu. Punoj dhe jetoj ne Prishtine, rrogen e kam shum te mir, 36 vjet i bana, shokt e mi ne ket mosh kan kriju familje dhe kan femij e une ende tu e lyp fatin e jetes. Kom jetu ne gyrbet po edhe pse kushtet e mira dhe jeta ma leht ne Gyrbet, vendosa ne Kosov mu kthy ne vendlindje pergjithmon sepse ktu me duket qe um pushon shpirti. Po pse po e shkruj kit histori esht, sepse une kur filloj ni lidhje me ni femen gjithmon kaloj super domethan, flas, takohemi, shetitime po kur vjen puna gati mu feju, hup diqysh dashnia per at person, edhe ne fund gjith vjen te ndarja! A mundet me kan qe kam sehire dhe perqata nuk jam martu Ende apo ku esht problemi? Edhe nuk jam asi njeri qe qes shum kushte ni femnes, si kusht e ka gjithmon me jetu me mu e prind e mi sepse jom djal hastreti, dhe normal duhet mu pershtat pak! Edhe shum her um ndodh mu njoftu me dikan qe u kan e martume dhe ka femij, po pastaj prind e mi jon kunder sepse po thojn qe une Kurr nuk jam kan i fejuar as i martum, as femij nuk kam, me kqyr mir e kan edhe pse mu nuk um pengon nese u kan e martume dhe u nda. Qe per shembull njoftimi i fundit me nje qike, u njoftun ne Facebook na shkojke biseda shum mir, fillimisht shkrujshum, tani ja nisum me fol me Telefon, dhe jemi taku 5 her gjithmon vende te ndryshme. Muj me than 3 takimet e para jen kan shum mir edhe Pernime me shkoj mendja e gjeta fatin e jetes sepse shum na shkojke muhabeti dhe vazhduam me fol e me shkru permes facebookut, po te takimi 4 dhe 5 hupen diqysh muhabetet, nuk e di si mu ftof shpejt dyt. Edhe cka um pengojke shum Pse veq une mi shkru asaj i pari e jo ajo gati kurr edhe pse ish online, kjo diqysh ja nisi mem pengu… ju thoni ndoshta e kam zgjat shum me 5 takime po per qellim e kisha te shikoj Pernime a mi ndrron fjalt a jo, se ne fillim i pranoj kushtet e mija me jetu me prind e mi. Dhe kshtu u ftofum prej njani tjetrit dhe nuk vazhduam. Tjera takime qe kam pas me femna tjera i kam refuzu meniher pas takimit te Pare, sepse e shikojshin shum interesin vetem me jetu jasht Kosoves ose sa ki bugjet e rrog. Muj me than qe 3 vitet e fundit Pernime pi boj vetes presion me gjet dikan sepse shum shpejt po shkojn vitet, perndryshe jom djal puntor dhe i sjellshum. Ju lutem naj keshill si me vepru une kur afrohet ni lidhje per martes, Cka me bo ma ndryshe per mos mu nda si gjith ? Flm shum ju lutem anonim postone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *