Me qindra pajisje që prodhojnë kryptovaluta në komunat e veriut, banorët po i lëshojnë pronat me qira

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka marrë vendim sot që edhe për 6 muajt e ardhshëm, KOSTT t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Kjo pritet t’u shkojë për shtati më së shumti personave që merren me kryptovaluta.

Ekzistojnë me qindra e mijëra pajisje të tilla që prodhojnë valuta digjitale të vendosura në 4 komunat veriore të Kosovës. Këto pajisje shpenzojnë shumë energji.

Tash e disa kohë, rrymën e shpenzuar në veri të vendit e paguajnë institucionet shtetërore të Kosovës.

Tashmë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan është shtrirë një rrjet i tërë i pajisjeve të tilla.

KALLXO.com ka siguruar video të pajisjeve të shumta të vendosura në një hapësirë.

Siç merret vesh banorët të këtyre 4 komunave kanë filluar t’i lëshojnë me qira pronat e tyre për ata që merren me prodhimin e valutave digjitale.

Sot është marrë vendimi për 11 milionë euro para që pritet t’i shkojnë KOSTT për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në komunat veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *