Është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për buxhetin 2024.
Opozita nuk ka marrë pjesë në votim, por për këtë miratim ka shkrua rnë Facbook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Buxheti do të ketë vlerë 3.3 miliardë euro, rreth kësaj Kurti thotë se është 35 për qind më i lartë krahasuar me buxhetin kur e morën pushtetin.
“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express