NEWBORN, një porosi nga Kosova për botën

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën.

Ky monument, i cili tashmë është simbol i pavarësisë së Kosovës, këtë vit dërgon mbështetje për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, cilat ishin mesazhet e këtij monumentit ndër vite?

2008: Më i madh se vetë jeta

NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës, u krijuar në një kohë rekorde brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili. NEWBORN-i u zbulua më 17 shkurt 2008, në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë. Atë ditë, mbi 150 mijë njerëz u nënshkruan në këtë monument. Të parët që nënshkruan ish-presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

NEWBORN-i është ndërtuar nga një skelet çeliku dhe është i mbuluar me shtresë metali prej 4mm. Çdo shkronjë ka lartësi prej tri metra, që peshon përafërsisht një ton. Ky është monumenti më i vizituar në Kosovë.

Prej 17 shkurtit 2008, shtatë shkronjat e këtij obelisku nuk ndryshuan pamjen deri në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili tha për Radion Evropa e Lirë se qysh në fillim kishin dy ide si do të vazhdohej të jetësohej ky monument.

Ideja e parë, sipas Ismailit, ishte që të ruheshin nënshkrimet e 17 shkurtit 2008, duke e konservuar monumentin. Por, pasi që nuk u arrit të konservohet, u mendua që NEWBORN-i të ndryshojë pamje çdo vit.

Arsyeja se pse pamja e NEWBORN-it nuk ndryshoi për pesë vjet, siç thotë Ismaili, ishte neglizhenca e autoriteteve për të formuluar një plan të qartë dhe një praktikë për mirëmbajtën e monumentit.\telegrafi\

2013: Mirënjohja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *