“NewBorn” për këtë 17 shkurt vishet me ngjyrat e ushtrisë

Monumenti “NewBorn” këtë vit ka për t’u veshur me shuplaka të duarve të qytetarëve me ngjyrat e ushtrisë.

Ideatori i “NewBorn”, Fisnik Ismaili, ka thënë se në një kohë kur po cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, është momenti i fundit që të bëhen të gjithë bashkë dhe t’i tregojnë botës se paqen e prunë të gjithë, me shumë sakrificë.

“Sivjet duhet të bëhemi të gjithë prapë bashkë, t’i tregojmë botës, sikur në ditën kur u shpall pavarësia kur të gjithë e lamë nga një shenjë, se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të jetojmë në paqe”.

“Prandaj, nga nesër i ftojmë të gjithë qytetarët që në ditën e dashurisë, më 14 shkurt, që koincidon me ditën e zgjedhjeve, pasi të kenë votuar, që të dalin para monumentit NEËBORN dhe ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument”.

“Ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën dhe martën me datat 15 dhe 16, ku do të dalim që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë, që në fund Monumenti NEWBORN të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.\klankosova\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *