Një foshnje në Rumani vdiq pas pagëzimit, u zhyt tri herë në ujë

Shumë rumunë u mobilizuan këtë javë në mediat sociale për të bindur Kishën Ortodokse ta ndryshojë ritin e pagëzimit pas vdekjes së një foshnjeje në një ceremonie të tillë, shkruan , transmeton Gazeta Express.

“Vdekja e një të porsalinduri për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të eliminohet…”, thanë iniciatorët e peticionit në internet, i cili deri më tani ka mbledhur më shumë se 56,000 nënshkrime.

Foshnja gjashtë javëshe vdiq në spital të hënën, menjëherë pas pagëzimit që iu bë në një kishë në Suceava.

Sipas ritit, foshnja ishte zhytur tri herë në ujin e bekuar. Pastaj u sëmur dhe vdiq disa orë më vonë në spital.\express\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *