Njësia Speciale po e ruan Kurtin në tubimin në Skenderaj

Kryetari i VV’së Albin Kurti po mban tubim elektoral në Skenderaj. Por atje, kandidatit të VV’së për kryeministër i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Express shihet se tubimi i Kurtit është ruajtur nga Njësia Speciale.

Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *